Për nderë të veprimtarisë së Adem Demaçit, Posta e Kosovës me rastin e festës së 28 nëntorit në kuadër të tematikës “I patunduri – Adem Demaçi”, emetoi një pullë postare dedikuar veprimtarit të madh, Adem Demaçit.
Autor i portretit që është përdorur për tu shtypur si pullë postare është piktori e profesori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Ahmet Ibrahimi.
Profesor Ibrahimi shprehet se është krenari për të që një krijim i tij të emetohet në pulle postare të Kosovës dhe kështu të nderojmë figurën më të ndritur të kombit shqiptar, simbolin e rezistencës dhe sakrificës për liri dhe bashkim kombëtar, bacë Adem Demaçi.
Imazhi i ndritur i atdhetarit Adem Demaçi, do të udhëtojë në tërë botën përmes dërgesave postare dhe do t’i lartësohet vlera që i krijoi kombi ynë ndër shekuj në shërbim të atdheut dhe vlerave paqësore të njerëzimit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan