Në trajnim e radhës që po zhvillohet në Prishtinë në kuadër të projektit QUADIC, nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” pjesëmarrës janë Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar prof.. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Sc. Vaxhid Sadriu, Drejtoresha e zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Znj. Fitore Malaj dhe Prof. Ass. Selim Daku.
Ne fjalën e hapjes Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi tha se projekti QUADIC ka për qëllim të ndërtojë kapacitetin institucional për ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke përmirësuar kapacitetin për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të vënë në dispozicion nga IAL evropiane me partnerët në këtë projekt dhe shkëmbimit të praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit.
Gjatë tri ditëve sa do të zgjas trajnimi do të diskutohet për ndërkombëtarizimin dhe projektet – rasti i Universitetit të Prishtinës.
Ndryshe partnerë të projektit QUADIC janë: University “Kadri Zeka” GJILAN, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan