Në kuadër të projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i fituar në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e Capacity Building in Higher Education – Joint Projects, ka filluar punëtoria tre ditor që ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale në ngritjen e kapaciteteve të stafit për shkrimin e projekteve.
Në ketë organizim i cili po mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, po marrin pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve, disa nga ta në lidhje direkte online për shkak të COVID-19 . Partnerë të projektit QUADIC janë: University “Kadri Zeka” GJILAN, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.
Fillimisht pjesëmarrëseve mirëseardhje në trajnim ju kanë dëshiruar Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ Prof. Dr. Bajram Kosumi, Rektori i Universitetit ‘’Ukshin Hoti’’ Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, si dhe Rektori i Universitetit ‘’Fehmi Agani’’ Prof. Ass. Dr. Artan Nimani.
Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ Prof. Dr. Bajram Kosumi, shprehu mbështetjen e tij për punëtorinë, duke theksuar se qëllimi i trajnimeve të tilla është mjaft i rëndësishëm dhe që të gjithë pjesëmarrësit duhet ta ndjekin atë me kujdes të shtuar. Ai shtoi se për Universitetin “Kadri Zeka” dhe për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në rajon, zhvillimi i kapaciteteve për bashkëpunim dhe projekte ndërkombëtare është çelësi i zhvillimit të përgjithshëm.
Në seksionin e parë, trainer Prof. Dr. Mihone Kerolli Mustafa, ka folur rreth politikave tw BE-së, janë diskutuar strukturat e formatit dhe financimit të grantit Earsmus + KA2, qëllimet dhe udhëzimet e politikave të KA2 EU 2030 dhe tutje.
Në seksioni e dytë që kishte të bënte me përpilimin e projektit, është diskutuar respektivisht hyrjes në shkrimin dhe ndikimin e aplikimit për grant, zhvillimit të avancuar të projektit dhe përgatitjen e aplikimit, formimin e një konsorciumi si dhe zhvillimin e buxhetit.
Gjatë seksionit të tretë që kishte të bënte me paraqitjen e propozimit të projektit, janë diskutuar karakteristikat kryesore të një propozim të prezantuar mirë, Është diskutuar rreth planifikimit të propozimit duke përdorur procesin e planifikimit me 5 faza (nga ideja fillestare deri te propozimi përfundimtar).
Në këtë sesion janë trajtuar karakteristikat kryesore të një propozimi fitues (bindja e mesazhit kryesor, aktivitetet, paketat për të vlerësuar progresin, rezultatet e pritura dhe ndikimi i tyre), qëndrueshmëria, rëndësia e strukturës dhe stilit të shkrimit për lexuesit, janë dhënë shembuj të llojeve të aplikacionit KA2 – modele dhe tekst të lirë, po ashtu janë trajtuar edhe formularët për aplikim dhe qasja ndaj tyre. Kurse, në seksioni e katërt traineri Mirko Topalovic ka folur rreth buxhetit dhe paraqitjes së kontrollit, rishikimit, deri te dorëzimi i një propozimi. Seksioni i pestë kishte të bënte me mënyrën e organizimit të punëtorive, rishikimin e formularëve të aplikimit, stilin e të shkruarit dhe lexueshmërinë. Ndërsa në seksionin e gjatë janë trajtuar menaxhimi dhe zbatimi i projektit, si dhe përmbledhja e një strategjie për zhvillimin e propozimeve.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit QUADIC është të përmirësojë sigurimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitetin institucional për marrëdhëniet ndërkombëtare duke krijuar ose bërë zyra përkatëse plotësisht funksionale (përfshirë një kapacitet për menaxhim të ciklit të projektit) në të nëntë anëtarët e konsorciumit në Kosovë dhe pesë shqiptarë .
Ky projekt do të ndërtojë kapacitetin institucional për ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke përmirësuar kapacitetin për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të vënë në dispozicion nga IAL evropiane me partneritet në këtë projekt dhe shkëmbimit të praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit.
Kjo do të bëjë që institucionet lokale të arsimit të lartë të angazhohen me besim në iniciativa të ndryshme bashkëpunimi akademik dhe kërkimor në rajon, në Evropë dhe më gjerë.
Qëllimi i projektit është të krijojë dhe zhvillojë katërmbëdhjetë zyra plotësisht funksionale të bashkëpunimit ndërkombëtar që do të përfshijnë gjithashtu funksionin e menaxhimit të ciklit të projektit. Aktualisht, asnjë nga universitetet e reja publike në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka kapacitetin për të drejtuar plotësisht një Zyrë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në një kohë kur mbi 50% e studentëve në institucionet Evropiane të Arsimit të Lartë po studiojnë ose marrin pjesë në një ose një formë tjetër të studimeve ndërkombëtare dhe kur një pjesë e rëndësishme e jetës universitare zhvillohet në formën e shkëmbimeve dhe lëvizjeve të ndryshme.
Kjo e bën të një rëndësie të madhe ndërtimin e kapaciteteve përkatëse për të gjithë anëtarët.
Zhvillimi i projektit QUADIC në fund të fundit do të kontribuojë në mënyrë thelbësore në cilësinë e sigurimit dhe do të pasurojë jetën universitare dhe përvojat e popullatës studentore në Kosovë dhe Shqipëri.
Projekti do të ketë një rëndësi shumë të lartë në adresimin e izolimit në rritje, mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar cilësor dhe mungesës së iniciativave të projektit nga universitetet e Kosovës dhe Shqipërisë.
Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan