Pjesëtarë të KFOR-it amerikan mbajnë ligjëratë për studentët e UKZ-së

17 Mars, 2021

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan pjesëtarë të  KFOR-it amerikan, kanë mbajtur ligjëratë para studentëve. Ligjërata shtë mbajtur në kuadër të lëndës Gjuhë Angleze II me Prof. Ass. Dr. Teuta Agaj Avdiu dhe Ass. Donjetë Latifaj. Ligjërata kishte për qëllim diskutimin rreth dallimeve kulturore, strategjitë e ndryshme të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe mbi të gjitha të ndajnë eksperiencat e tyre të mësimdhënies në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studentët e Fakultetit të Edukimit patën mundësi të marrin informacione dhe këshilla të vlefshme rreth mësimdhënies, të shkëmbejnë përvojat e tyre dh të dëgjojnë e mësojnë artikulimin e gjuhën angleze.