Prorektori për Marrëdhënije Ndërkombëtar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Dukagjin Leka, ka pritur sot në një takim pune një delegacion i prirur ngaVeronika Nitsche , Shoqata Austriake për përkrahjen e institucioneve të arsimit të lartë në përballimin e sfidave, ndërtimin e kapaciteteve, trajnimet etj, WUS Austria, me qëllim që universiteti të jetë sa më efektivë në zbatimin e kapaciteteve inovative, menaxhimin e njohurive, internacionalizimin si dhe konkurrencën.
Prorektori Leka i falënderoi mysafirët për vizitën, kontributin e tyre në rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë tregoi përkushtimin e Rektorit të UKZ-sw dhe stafit të tij që me të gjitha mjetet e mundshme të përkrahin vënien në jetë të projekteve nga sferat e ndryshme të arsimit universitar. Kjo, në veçanti nëse merret parasysh se Austria në vitet e fundit çdo ditë e më shumë shërben si urë lidhëse ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, në realizimin e bashkëpunimeve dhe gjatë aplikimit në projekte të ndryshme.
Në kuadër të kësaj vizite, mes prorektorit të UKZ-së dhe përfaqësues së WUS Austrisë, është diskutuar edhe rreth zhvillimeve, punës dhe projekteve në Universitet dhe rreth mundësive të përbashkëta për bashkëpunim institucional në të ardhmen, e në veçanti për projektin HERAS.
Ideja e drejtuesve të Universitetit për themelimin e një Zyre për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Projekteve në gjashtë Universitet Publike në Kosovë ka zgjuar interesim tek përfaqësuesit e WUS Austrisë. Kjo për faktin se dihet që për themelimin e zyrave të tilla, rol të veçantë luajnë kapacitetet kërkimore shkencore të institucioneve të arsimit të lartë, si çerdhe e prodhimit të produkteve inovative dhe të teknologjive të reja.
Ne këtë takim kanë marrë pjesë, Dekani i Fakultetit Ekonomik Gëzim Tosuni, profesorët, Urtak Hamiti e Artan Dërmaku dhe asistenti Selim Daku.