Përfaqësuesit e UKZ-së kanë pritur në takim përfaqësuesit MOVA Grup

25 Mars, 2022

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka me bashkëpunëtor mbajtën një takim me përfaqësuesit e MOVA Group në Gjilan.

Takimi që u zhvillua në kuadër të një bashkëpunimi të ri me MOVA Group krijon mundësi të shumta për studentët e UKZ-së sidomos në aspektin e punësimit te tyre me orar “full time”, angazhimit në praktika me orare fleksibile(me mundësi pagese) si dhe punë “freelancer” e cila nënkupton angazhimin e studentëve me orare të cilat i përshtaten atyre ku mundësohet puna, në një orar të ndryshëm pa përcaktime fikse në kohë.

MOVA Group ofron transformim dixhital dhe zgjidhje softuerike të gjeneratës së ardhshme, me kosto efektive, në kohën më të shkurtër të mundshme të zhvillimit. Ata ndihmojmë për t’i kthyer idetë e klientëve në biznese dixhitale që funksionojnë, e kjo sidomos i përshtatet studentëve të shkencave kompjuterike që të marrin një përvoje pune në tregun e hapur, kjo sepse ata mund të operojnë edhe në tregjet ndërkombëtare.