Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, ka pritur në takim një delegacion nga WUS Austria dhe Projekti SHER, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që UKZ ka me këto institucione.
Në takim morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i WUS Austria, z. Almir Kovacevic, si dhe Koordinatori i Projektit SHER, z. Nehat Dervishi. Gjatë vizitës, ata u takuan edhe me Koordinatoren e Projektit për Masterin e Përbashkët me Universitetin “La Sapienza” në Romë, njëherësh Anëtare e Këshillit Drejtues të UKZ dhe profesoreshë në këtë program, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica. Në takim ishte i pranishëm edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Assoc. Dr. Selim Daku, në kuadër të të cilit do të themelohet ky program Master në Studime Gjinore.
Vizita kishte për qëllim monitorimin e implementimit të projektit të fituar, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë takimit u diskutuan mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit dhe u theksua rëndësia e aplikimit për fazën e ardhshme të projektit, e cila do të përqendrohet në hartimin e planprogramit për këtë Master të Përbashkët.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan