Prorektori për Çështje financiare në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof.Dr. Gëzim Tosuni dhe Prof.Dr. Arben Mustafa, kanë vizituar Universitetin e Dubrovnikut. Kjo vizitë është realizuar pas ftesës që iu është bërë nga Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Dubrovnikut, Dr. Nebojsa Stojcic. Gjatë takimit mes përfaqësuesve të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe dekanit Nebojsha Stojcic, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në nivel të fakulteteve sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe personelit. Po ashtu në këtë takim është parë mundësia e themelimit të programeve të përbashkëta mes Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Dubrovnikut.
Ndërkohë Prorektori për Çështje financiare në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, Gëzim Tosuni dhe Profesori Arben Mustafa, kanë pasur takim edhe me përfaqësuesin e Zyrës së Cilësisë së Universitetit të Dubrovnikut. Prorektorit Gëzim Tosuni, këtë takim e ka vlerësuar mjaft produktiv dhe informativ që i hap rrugët për bashkëpunim. “Duke pasur parasysh faktin që Universiteti i Dubrovnikut është themeluar para Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, rrjedhimisht, kanë përvojë në aspektin e sigurimit të cilësisë, atëherë, Universiteti Kadri Zeka mund të përfitojë shumë nga kjo përvojë duke aplikuar proceset dhe procedurat nëpër të cilat tashmë ka kaluar Universiteti i Dubrovnikut”, ka thënë pos tjerash prorektori Tosuni.
Përfaqësuesit e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, janë takuar edhe me Zyrtarin e Cilësisë në nivel të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Dubrovnikut, ku u njoftuan me sfidat të cilat paraqiten në nivel fakulteti. Ndërsa gjatë takimit me Prorektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Dubrovnikut, Dr. Vlatko Lipovac, është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në nivel të universiteteve, posaçërisht në mundësinë e aplikimit të përbashkët për fondet e ERASMUS+ dhe HORIZON 2020.
Nga e majta: Dr. Tosuni, Dr. Lipovac, Dr. Stojcicdhe Dr. Mustafa
Po ashtu gjatë takimit me përfaqësuesit e zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Dubrovnikut, përfaqësuesit e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, u njoftuan për llojet e marrëveshjeve që mund të nënshkruhen me dy universiteteve në fjalë.
Prorektori Gëzim Tosuni dhe Profesori Arben Mustafa gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kanë pasur takime me përfaqësues të ndryshëm akademik dhe administrativ, në nivel fakulteti dhe universiteti.
Kjo vizitë nga të dyja palët është vlerësuar shumë e suksesshme, dhe një pikënisje e realizimit praktik të bashkëpunimit në shumë nivele, si administrativ ashtu edhe akademik.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan