PËRFAQËSUES TË UKZ PO MARRIN PJESË NË PROJEKTIN NDËRKOMËTAR (LECU)

22 Nëntor, 2019

Është mbajtur takimi i katërt me radhë i projektit ndërkombëtar “Learning Cultures in Universities (LECU)”  të cilin e udhëheq Universiteti i Cyrihut, derisa edhe Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ është pjesë e tij. Në këtë takim që temë diskutimi ka “Competency Oriented Methodology” e i cili po mbahet në Universitetin e Shkodrës, nga UKZ po marrin pjesë Prof. Ass. Dr. Shpresë Qamili dhe Prof. Ass. Dr. Teuta Agaj.

Pjesëmarrësit  gjatë këtij takimi, kanë diskutuar përvojat e tyre dhe gjetjet aktuale të hulumtimit në arsimin e lartë, të orientuar nga kompetencat duke iu referuar praktikave të përditshme të mësimdhënies në universitetet e tyre.

Projekti “Learning Cultures in Universities (LECU)” është i përqendruar në shkëmbimin e përvojave në mes të institucioneve të arsimit të lartë në Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë. Projekti ka për qëllim të promovojë kompetencat në fushën e pedagogjisë në arsimin e lartë.