U.d. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, së bashku me profesoren Dr. Shpresa Kaciku Balija, janë takuar me shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey, dhe zëvendës shefin e zyrës, Tankut Soykan.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i programit baçelor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane të ofruar nga UKZ, i cili është në përputhje me objektivat dhe prioritetet e të dyja institucioneve. Gjatë diskutimeve, u theksuan mundësitë e ofruara nga ky program akademik, përfshirë mundësitë për organizimin e ligjëratave nga ekspertë të ftuar nga Këshilli i Evropës dhe mundësitë për studentët për të kryer praktika profesionale në këtë organizatë të rëndësishme.
Takimi përfundoi me një marrëveshje të ndërsjellë për të vazhduar shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit të mëtejshëm, me fokus në promovimin e mundësive edukative dhe përmirësimin e cilësisë akademike, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve dhe mundësive për studentët e UKZ-së.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan