Në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar dy përfaqësuesit nga Caritasi Zviceran znj. Tuija Stenback dhe z. Gazmend Tahiraj për vlerësimin e projektit “SHPRESE”
Projekti në fjalë implementohet nga “Swiss Caritas” në bashkëpunim me fakultetin e Edukimit në UKZ.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka informojë znj. Tuija Stenback dhe z. Gazmend Tahiraj për mbarëvajtjen e projektit “SHPRESE”, si rreth aktiviteteve e hapësirave të krijuara fal angazhimit dhe kontributit të përbashkët.
Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli, nga Fakulteti i Edukimit, njoftoi mysafirët rreth punëtorive që janë mbajtur në Universitetin “Kadri Zeka” në kuadër të projektit SHPRESE.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi në të ardhmen pritet që UKZ të ketë bashkëpunim me Caritasin Zviceran edhe për projekte të tjera, të cilat ndihmojnë në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë në Universitet.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan