Parlamenti Studentor ne Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan, ka shënuar datëlindjen e 63-te te Kadri Zekes, emrin e te cilit Universiteti e mban me krenari. Në këtë organizim të studentëve kanë marrë pjesë drejtues të Universitetit “Kadri Zeka”, përfaqësues të familjes së veprimtarit Kadri Zeka, profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë. Me këtë rast Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka pasi ka përshëndetur pjesëmarrësit ka thënë se veprat që la pas atdhetari Kadri Zeka dhe aktiviteti i tij i bujshëm kombëtar,e bëjnë atë të pavdekshëm dhe të paharrueshëm për popullin shqiptar në përgjithësi.
Ndërsa Kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu ka thënë se sot është një ditë e veçantë, sepse sot 63 vjet më par kishte lindur atdhetari Kadri Zeka. Zylfiu tha se simbolikisht heronjtë nuk kanë datë të rënies por vetëm atë të lindjes, sepse ata vazhdojnë të jetojnë në mesin tonë me veprat e tyre.
Me organizim te programit simbolik, studentja Fjolla Ajdari lexoi biografinë e atdhetarit Kadri Zeka, kurse studentja Aurora Ibrahimi ka ekzekutuar një pikë në piano para të pranishmëve.
Të pranishmit patën rastin që të shikojnë edhe ekspozitën ku ishin te paraqitura disa piktura të punuara nga profesori i artit Ahmet Ibrahimi, asistentja Magbule Xhemajli dhe studentët. Këto punime kryesisht kishin karakter kombëtar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan