Paraqitjen e provimeve– Afati i Prillit 2018/2019 – Master: E-qeverisja

13 Maj, 2019

Njoftohen studentët e nivelit Master – programi e – qeverisja  se paraqitja e provimeve për afatin e Prillit  2018/2019 fillon nga data 13.05.2019 deri më datën 17.05.2019.

Afati i provimeve do të  organizohet në këtë mënyrë: 18-19 Maj 2019. Në këtë afat më së shumti mund të paraqiten 2 provime.

Pagesat për çdo provim të paraqitur dorëzohen në shërbimin e studentëve Master në UKZ gjatë kohës së cekur më lartë deri më datë 17.05.2019 ora 15:30.

Vërejtje: Fletëpagesat shkarkohen në SMU  dhe të dorëzohen me kohë, pasi që pa u konfirmuar nuk mund t’iu nënshtroheni provimeve.

Suksese!