Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë pasur rastin sot të dëgjojnë një ligjëratë rreth fushës së balistikës, respektivisht teknikave të kriminalistikës nga eksperti i kësaj fushe profesori Hazir Kemendi.
Paraprakisht Feti Limani profesor i Universitetit “Kadri Zeka” i cili ligjëron lëndën kriminalistika në UKZ, tha se është nderë që një ekspert siç është profesori Kelmendi, ta kemi sot në mesin tonë edhe atë për të na folur më konkretisht rreth balistikës, respektivisht teknikave të kriminalistikës.
Në ndërkohë eksperti Hazir Kelmendi para studentëve foli rreth masave dhe veprimeve operative taktike të cilat i zbatojnë organet shtetërore në luftën kundër krimit. Ndër mjetet dhe metodat kryesore që zbatohen në këtë luftë, janë daktiloskopia, balistika, traseologjia, grafologjia si dhe teknika e fotografisë, tha Kelmendi, ndërsa, si veprime të rëndësishme hetimore në këtë luftë tha ai janë këqyrja e vendit të ngjarjes, rikonstruimi I vendit të ngjarjes, ballafaqimi etj.
Qëllimi kryesor i kësaj ligjërate ishte që studentëve tiu ofrojë njohuritë e përgjithshme mbi mjetet dhe metodat teknike të cilat përdoren në shoqërinë bashkëkohore për për parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e krimeve.
Nga ana e tyre studentët parashtruan pyetje, diskutuan dhe këmbyen mendimet e tyre lidhur me çështjet e ndryshme tematike.
Po ashtu profesori i UKZ-së që ligjëron lëndën e kriminalistikës Feti Limani dhe eksperti i kësaj fushe Hazir Kelmendi para disa studentëve të Fakultetit Juridik në UKZ ,në një ambient të jashtëm kanë inskenuar një vend ngjarje për veprën penale vrasje.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan