Panairi i Punës dhe Karrierës u mbajt sot në ambientet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nën organizimin e Qendrës së Karrierës dhe me mbështetjen e GIZ-it gjerman. Në këtë ngjarje morën pjesë biznese dhe organizata, të cilat ofruan mundësi punësimi dhe praktikë për studentët. Panairi u vizitua nga studentë, të cilët patën rastin të krijojnë kontakte direkte me përfaqësuesit e tregut të punës dhe të eksplorojnë mundësi konkrete për zhvillimin e karrierës së tyre profesionale.
Prorektori, prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre për organizmin e “Panairit për Punë dhe Karrierë”. Ai tha se ky është një rast i mirë për studentët që të njihen me bizneset, me punën e tyre dhe mundësitë që ato ofrojnë sa i përket punës dhe karrierës.
Ai gjithashtu vlerësoi rëndësinë e ngjarjeve sikur “Panairi për Punë dhe Karrierë” për vetë bizneset, por edhe për studentët dhe të rinjtë në përgjithësi, të cilët mund të informohen për mundësitë sa i përket punës praktike dhe punësimit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan