Misioni i OSBE-së në Kosovë fton të gjithë studentët e interesuar që të marrin pjesë në seminarin për edukim medial që do të mbahet në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Seminari ka për qëllim ngritjen e aftësive të studentëve që të analizojnë, mendojnë dhe flasin në mënyrë kritike për informatat që i pranojnë përmes mediave. Përmes prezantimeve dhe aktiviteteve që stimulojnë mendimin kritik, studentët do të mësojnë se si mund të bëhen konsumues të informuar të mesazheve mediatike.
Për t’u bërë pjesë e seminareve, regjistrohuni duke dërguar email në [email protected]; [email protected] . Regjistrimi është i hapur deri më 23 tetor 2021.
Data: 25 tetor – 25 nëntor
Koha: TBD (seminaret do të mbahen dy herë në javë përgjatë 4 javësh; ndërkaq orari do të konfirmohet pas mbylljes së thirrjes)
Misioni i OSBE-së do të ndajë certifikata për pjesëmarrësit pas përfundimit të seminarit.
Për pyetje shtesë rreth seminarit për edukim medial mund të drejtoheni në [email protected].
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan