Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë, organizojnë takim informues për Aplikim në Raundin e 12-të, të Skemës Young Cell, Programi i BE-së për bursa post-diplomike.
Takimi do të mbahet të hënën, më 19.11.2018, ora 11:00 Salla A34.
Ky takim mbahet pasi që zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian, kanë hapur e konkursin për Raundin e 12-të të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur ngaditae hënë, 12 nëntor 2018 deri të hënën,03 dhjetor 2018. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë për Programe Master një vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara) dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologjidhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në http://ycskosovo.eu)
Ju mirëpresim!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan