Të nderuar studentë dhe palë të interesuara,
Ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Sistemi i Menaxhimit Universitar (SMU) është aktualisht jashtë funksionit.
Si pasojë e kësaj, përkohësisht nuk janë duke u realizuar këto shërbime:
Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për studimet master;
Fotografimi për regjistrim të studentëve të pranuar;
Lëshimi i diplomave për studentët e diplomuar;
Si dhe shërbime të tjera që realizohen përmes sistemit SMU.
Ju sigurojmë se sapo sistemi të rikthehet në funksion, do t’ju njoftojmë me kohë përmes kanaleve zyrtare të universitetit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan