Ju njoftojmë se në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të hënën dhe të martën, më 2/3 qershor 2025, do të zhvillojë punimet Konferenca Ndërkombëtare Vjetore Shkencore UKZAC 2025 “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi: Rrugët drejt një Shoqërie Inteligjente”.
Ceremonia hapëse do të zhvillohet të hënën, më 2 qershor 2025, në ambientet e Vali Ranch Resort & Congress Center, nga ora 10:00 deri në 12:30.
Nga ora 13:30 e tutje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, më 3 qershor 2025, punimet e konferencës do të vazhdojnë në hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, ngjarje kjo dyditore që është një vend takimi dhe platformë për studiues nga rajoni dhe e gjithë bota.
Studentët të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në këtë ngjarje, Universiteti ka organizuar transportin, nga UKZ tek Vali Ranch Resort & Congress Center.
Nisja nga hapësirat e Universitetit do të bëhet me autobus në ora 9:15, më 02.06.2025.
Ju mirëpresim!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan