Njoftim rreth mundësisë së praktikës në Administratën Komunale në Gjilan

1 Nëntor, 2022

Studentë të nderuar,

Ju njoftojmë se në kuadër të marrëveshjes që Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka me  Komunën e Gjilanit, është  mundësia e angazhimit të studentëve  në punë praktike në administratën komunale në Gjilan.

Andaj administrata e komunës dhe zyra e kryetarit, kanë hapur thirrjen për praktikë për  18 studentë të UKZ-së, sipas këtyre profileve:

12 studentë nga Fakulteti Juridik;

  4 studentë nga Fakulteti Ekonomik;

  2 studentë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Studentët të cilët shprehin gatishmëri për punë praktike, duhet të dërgojnë  CV dhe letrën motivuese në mailin: [email protected]

Lulzim Rashiti – Koordinator për praktika në biznese dhe  institucione

Afati i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara është nga data 01.11.2022 deri 08.11.2022.

Më datë 10.11.2022,  bëhet seleksionimi i kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet nga komisioni i caktuar nga UKZ dhe më datë 11.11.2022 lista finale dërgohet në administratën e Komunës së Gjilanit.

Përparësi në konkurs do të kenë studentët e viteve të III-ta dhe të IV-ta.