HERAS Plus ka hapur 3 thirrje relevante për stafin dhe studentët:
Horizon Europe Proposal Application Grant: Në kuadër të kësaj thirrje do të ndahen 20 grante nga 1.500 € për aplikant. Aplikues mund të jenë Universitetet, Institutet kërkimore, hulumtuesit individual, kompanitë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe shoqëria civile – pra, të gjitha entitetet me të drejtë aplikimi/pjesëmarrje në Horizon Europe.
Thirrja është e hapur deri në Shkurt 2023, me mundësinë e rimbursimit retroaktiv për projektet/aplikimet që janë bërë në kuadër të programit të ri Horizon Europe (Mars,2021).
Për më shumë detaje, këtu mund të gjeni Udhëzuesin dhe formën e aplikimit: https://www.heraskosovo.org/horizon-europe-proposal-application-fund/
Për çfarëdo pyetje apo informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni Koordinatoren tematike për Hulumtim dhe Inovacion, Fitore Fazliu: [email protected]
Social Dimension Small Grant: Në kuadër të Grantit të Dimensionit Social, do të ndahen 10 projekte të vogla për të nxitur zbatimin e Dimensionit Social në Kosovë. Çdo projekt i përzgjedhur do të shpërblehet me 3.000 €.
Institucionet dhe personat e mëposhtëm kanë të drejtë për aplikim në këtë thirrje: Grupe studentësh (2-maksimum 5 studentë, studentë Bachelor dhe Master); OSHC-të aktive në një fushë të rëndësishme për këtë thirrje; Universitetet Publike; Organizata Kosovaro-Austriake Alumni (OKAA); Shkolla të mesme; Institucione të tjera përkatëse.
Afati i fundit për aplikim: 11.02.2022
Ju lutemi referojuni lidhjes më poshtë për më shumë informacion, duke përfshirë Udhëzuesin e Thirrjeve dhe Formularin e Aplikimit: https://www.heraskosovo.org/social-dimension-grants-2/
Për çfarëdo pyetje apo informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni Koordinatoren tematike për Hulumtim dhe Inovacion, Fitore Fazliu: [email protected]
Scholarship Fund: Objektivi i këtij fondi është që studentët e doktoratës dhe studiuesit post-doc të kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të tyre, në Kosovë, duke përfunduar studimet e doktoratës dhe/ose studime ‘post-doc’ në një universitet jashtë vendit (Austri). Të drejtë aplikimi kanë: Anëtarët e stafit akademik të universiteteve publike të Kosovës dhe institucioneve të tjera publike (kërkimore shkencore).
Kostot e financuara: PhD: 1.050 € në muaj (kohëzgjatja maksimale: 11 muaj bursë); Post-doc: 1.150 € në muaj (kohëzgjatja 1 – 3 muaj); Kostot e udhëtimit: 500 € (një herë). Afati i fundit për aplikim: 13.02.2022
Për kriteret e aplikimit dhe detaje të tjera, ju lutemi të konsultoni Udhërrëfyesin që mund ta gjeni në këtë link: https://www.heraskosovo.org/wp-content/uploads/2021/12/HERAS-PhDPostDoc-Guidelines-Second-Call.pdf
Për çfarëdo pyetje apo informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni Koordinatorin tematik për Arsimin e Lartë, Nehat Dervishi: [email protected]
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan