Njoftim për studentët të cilët janë të interesuar për transfer nga IAL tjera në Universitetin Publik ” Kadri Zeka” në vitin akademik 2021/2022

4 Shkurt, 2022

Njoftohen të gjithë studentet të cilët janë të interesuar për Transferim nga Universitetet e tjera në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, se mund të paraqesin kërkesë për lejim të transferimit duke iu referuar nenit 122 dhe 124 të Statutit të UKZ-së.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Kërkesa – Aplikimi online në SMU
  • Kopjen e indeksit apo ID-së
  • Transkripten e notave
  • Vërtetimin për statusin e studentit të rregullt (viti akademik 2021/2022)

Kërkesat për transferim mund të paraqiten në Shërbimin e studentëve në fakultetin përkatës në UKZ, prej datës 07.02.2022 deri më 11.02.2022.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas afatit nuk do të shqyrtohet.

Njoftimi per transfer, semestri veror, viti akademik 2021-2022

Shkarko