Me Udhëzimin Administrativ të MASHTI nr. 09/2021 të datës 17.9.2021 për aplikimin e pagesave të studentëve, kanë ndryshuar edhe pagesat për studentë:
Neni 5, Paragrafi 1. Thotë se të gjithë studentët lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit nga neni 2, paragrafi 1, nen paragrafi 1.1 dhe 1.3 dhe nenit 3 paragrafit 1 nen paragrafit 1.1 dhe 1. 2 të këtij Udhëzimi, kur e regjistrojnë semestrin për herë të parë.
Neni 3 pika I : studentët e nivelit bachelor kur paraqesin provimin për herën e dyte bëjnë pagesën në shumën prej 1 euro për secilin provim të paraqitur dhe pika 1.3.2: studentët e niveli master kur paraqesin provimin për herën e dytë bëjnë pagesën në shumen prej 2.5 euro për secilin provim të paraqitur.
Sistemi SMU, ju lejon studentëve për të bërë paraqitjen e provimeve, por nëse studenti/ja nuk e ka bere pagesën sipas Udhëzimit Administrativ, sistemi nuk e lejon profesorin që të vendosë notën në SMU.
Studentët duhet ta bëjnë pagesën pas paraqitjes së provimeve. Pagesa duhet të bëhet nga studenti/ja brenda afatit pör paraqitjen e provimeve.
Pagesa dorëzohet te Zyrtarët për shërbimin e studentëve, të cilët bëjnë konfirmimin e pagesës në sistem.
Gjeni të bashkangjitur:Udhezim Administrativ i MASHTI per pagesat e studentëve
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan