Njoftim për studentët e transferuar nga Universitetet tjera në Universitetin “Kadri Zeka”

12 Dhjetor, 2016

Studentët e transferuar në UKZ, për të kryer procesin e regjistrimit dhe paisjes me ID-kartelë duhet të ndjekin procedurat si në vijim:

  • Aplikimin online, ku duhet të plotesohen të dhënat e studentit dhe të printohet Aplikacioni. Kliko këtu
  • Pagesa e semestrit (semsetri duhet të zgjidhet në bazë te vendimit që mund te mirret në zyren e shërbimit të studenteve), Kliko këtu
  • Me aplikacionin e printuar dhe fletëpagesen e paguar studenti paraqitet në zyren e shërbimit të studentëve për konfirmim.
  • Fotografimi për ID-kartelë bëhet në zyren e IT-së, sipas këtij orari:
    • Studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Kompjuterike, të merkuren më 14.12.2016 nga ora 10:00-12:00 & 13:00-15:00
    • Studentët e Fakultetit Ekonomik, të enjten më 15.12.2016 nga ora 10:00-12:00 & 13:00-15:00
    • Studentët e Fakultetit Juridik, të premten më 16.12.2016 nga ora 10:00-12:00 & 13:00-15:00

Lusim studentët që të respektojnë procedurat dhe oraret.

 

Zyra e IT-se