Njoftim për studentët e transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në vitin akademik 2022/2023 – semestri veror që nuk janë fotografuar për ID-kartelë

27 Shkurt, 2023

Njoftohen të gjithë studentët  të cilët janë transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan në  vitin akademik 2022/2023 në semestrin veror,  se fotografimi për ID-kartelë do të bëhet me dt. 28 Shkurt  2023.

Pas kësaj date, ata që nuk fotografohen, do ta humbin të drejtën e vazhdimit të studimeve

—————————————————————————————————————

Studentët e transferuar në UKZ, për të kryer procesin e regjistrimit dhe pajisjes me ID-kartelë duhet të ndjekin procedurat si në vijim:

  • Duhet të merret Vendimi në Zyrën e shërbimit të Studentëve
  • Fotografimi për ID-kartelë bëhet në zyrën e TI-së, sipas këtij orari: më dt. 28.02.2023 nga ora 13:00 – 15:00