Njoftim për studentët e transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në vitin akademik 2020/2021 që nuk janë fotografuar për ID-kartelë

28 Shtator, 2020

Njoftohen të gjithë studentët  të cilët janë transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne vitin akademik 2020/2021,  se fotografimi për ID-kartelë do të bëhet me dt. 29 Shtator 2020.

Pas kësaj date, ata që nuk fotografohen, do ta humbin të drejtën e vazhdimit të studimeve

—————————————————————————————————————

Studentët e transferuar në UKZ, për të kryer procesin e regjistrimit dhe pajisjes me ID-kartelë duhet të ndjekin procedurat si në vijim:

  • Duhet të merret Vendimi në Zyrën e shërbimit të Studentëve
  • Pagesa e semestrit (semestri duhet të zgjidhet në bazë te vendimit që mund te merret në zyrën e shërbimit të studenteve),
  • Me fletëpagesën e paguar studenti paraqitet në zyrën e shërbimit të studentëve për konfirmim.
  • Pagesa mund të shkarkohet këtu: Fletëpagesa
  • Fotografimi për ID-kartelë bëhet në zyrën e TI-së, sipas këtij orari:

Më dt. 29.09.2020 nga ora 13:00-15:30