Njoftim për studentët e pranuar në vitin akademik 2023/2024 në Universitetin Publik “Kadri Zeka”

18 Tetor, 2023

Njoftohen studentët e pranuar në UKZ në vitin akademik 2023/2024 të cilët janë fotografuar për ID kartelë, se duhet të bëjnë regjistrimin e lëndëve (Obligative dhe Zgjedhore). Për t’u qasur në SMU duhet të klikoni në linkun:  smu.uni-gjilan.net, Qasja,  shënoni nr. e përdoruesit i cili është numri juaj personal dhe fjalëkalimi fillestar po ashtu është numri i juaj personal i letërnjoftimit.

Shiko manualin për t’u njoftuar me mënyrën e qasjes në SMU dhe regjistrimit të lëndëve: Manuali-për-student

 

 

Nga:  Zyra e TI-së