Njoftim për studentët e interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Fakultetet e Universitetit Publik “Kadri Zeka”

23 Shtator, 2024

Njoftohen të gjithë studentët të cilët janë të interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, se mund të paraqesin kërkesë për lejim të transferit duke iu referuar nenit 122 dhe 124 të Statutit të UKZ-së.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Kërkesa – Aplikimi online në SMU
  2. Transkripta e notave
  3. Vërtetimi për statusin e studentit të rregullt (viti akademik 2023/2024)
  4. Studentët të cilët vijnë nga Universitetet jo publike duhet të sjellin vendimin e akreditimit te programit nga AKA.

Transferimi është i lejuar, sipas kuotave te lira për programet e studimit si në dokumentin e bashkangjitur.

Kërkesat për transferimi mund të paraqiten në Shërbimin e studentëve në Fakultetin përkatës në UKZ deri më datë 24.09.2024 në ora 16:00.

Njoftim per studentet e interesuar per transferim

Shkarko