Njoftim për sesion informues për mundësitë e subvencionimit të bizneseve Start-up

4 Qershor, 2024

Të nderuar/a,

Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues që do të mbahet në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ), lidhur me mundësitë e subvencionimit të bizneseve Start-up me prioritet inovacionin. Ky sesion do të organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit.

Detajet e sesionit janë si më poshtë:

Data: 07.06.2024

Ora: 11:00

Vendi: UKZ/Salla B01

Përfitoni nga kjo mundësi për të mësuar më shumë rreth subvencioneve të ofruara për Start-up-et inovative dhe mënyrat se si mund të aplikoni për to. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që kanë ide kreative dhe dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!