Njoftim për regjistrimin e semestrit dhe të lëndëve të semestrit dimëror në nivelin bachelor

17 Tetor, 2021

Njoftohen studentët e nivelit Bachelor se afati për regjistrimin e semestrit dhe të lëndëve të semestrit dimëror, për vitin akademik 2021/2022 do të bëhet nga data 17.10.2021 deri më datë 25.10.2021.

Studentët e regjistruar në vitin akademik 2021/2022 janë të liruar nga regjistrimi i semestrit dimëror,  nuk duhet të paraqitën për regjistrim të semestrit .

Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa e semestrit. Ndërsa studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën prej 25€ për nivelin Bachelor.

Udhëzimi Administrativ UA 09/2021

Suksese të gjithë studentëve!