Njoftim për regjistrimin e lëndëve të semestrit veror në nivelin bachelor për vitin akademik 2024/2025

20 Shkurt, 2025

Njoftohen studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik, Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkenca Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, niveli i studimit Bachelor se afati për regjistrimin e lëndëve të  semestrit veror, për vitin akademik 2024/2025 do të jetë i hapur nga data 20.02.2025 deri më datë 28.02.2025.

Sqarim:

  • Studentët e Fakultetit Juridik së pari duhet të zgjedhin specializimin – modulin pastaj të bëhet regjistrimi i lëndëve.
  • Sipas orarit të ligjëratave nëse mungon Profesori, atëherë duhet të zgjidhët lënda me profesor i pacaktuar.
  • Studentët e Fakultetit të Edukimit, Shkencave Kompjuterike, Shkenca Sociale sipas Vendimeve të Këshillit të Fakultetit do të ketë kufizime në regjistrimin e lëndëve.
  • Studentët pas zgjedhjes së lëndëve, duhet të klikojnë butonin Përfundo për mbylljen e regjistrimit të lëndëve.
  • Studentët duhet të zgjedhin lëndët tek profesorët në bazë orarit të ligjeratave.

Studentët të cilët për herë të parë përdorin SMU mund ta shikojnë : Manuali-për-student

Qasja për student bëhet me numër personal dhe fjalëkalimi fillestar është gjithashtu numri personal. Studentët janë të obliguar më pas të ndërrojnë fjalëkalimin në bazë të udhëzimeve të cilat i gjeni në Manualin e përdorimit që e keni më lartë.

Suksese të gjithë studentëve!