Njoftim për regjistrimin e lëndëve të semestrit veror në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2023/2024

28 Shkurt, 2024

Njoftohen studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik,Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkenca Aplikative të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, niveli i studimit Bachelor dhe Master  se afati për regjistrimin e lëndëve të  semestrit veror, për vitin akademik 2023/2024 do të jetë i hapur nga data 28.02.2024 deri më datë 08.03.2024.

Sqarim:

  • Studentët e Fakultetit Juridik së pari duhet të zgjedhin Modulin, pastaj të bëhet regjistrimi i lëndëve.
  • Sipas orarit të ligjëratave nëse mungon Profesori, atëherë duhet të zgjidhët lënda me profesor i pacaktuar.
  • Studentët e Fakultetit Juridik, Fakultetit të Edukimit – niveli master dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,  sipas Vendimeve të Këshillit të Fakultetit do të ketë kufizime në zgjedhjen e Modulit dhe regjistrimit të lëndëve.

 

Suksese të gjithë studentëve!