Njoftim për mbledhje komemorative për Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku

13 Janar, 2021

Me rastin e vdekjes së themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku, UKZ organizon Mbledhje Komemorative për të nderuar personalitetin dhe veprën e tij të shquar që la gjurmë të pashlyeshme në vend.

Komemoracioni për Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku, do të mbahet më 14 janar 2021 (e enjte), në orën 13:00 në Amfiteatrin A34 të Universitetit.