Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 19.04.2018 ka marrë vendim për lejimin e afatit të jashtëzakonshëm të prillit.
Njoftohen studentët se nga data 20.04.2018 deri më 24.04.2018 deri ora 16:00 do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitjen e provimeve për afatin e prillit për vitin akademik 2017/18. Mund të paraqiten më së shumti 2 provime.
Afati i provimeve të prillit do të organizohet sipas dinamikes së njësive akademike duke filluar nga data 25.04.2018, kurse përfundon më së largu deri më 30 prill 2018.
Suksese!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan