Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin akademik 2025/2026

15 Gusht, 2025

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2025/2026 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet sipas orarit në vijim:

Fakulteti i Edukimit më 18.08.2025 dhe 19.08.2025

Fakulteti Ekonomik më 20.08.2025 

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike më 21.08.2025 dhe 22.08.2025

 

Fotografimi bëhet nga ora 09:30-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartshënuar.

Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit për vitin akademik 2025/2026.

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin

Fotografimi bëhet në Zyrën e TI-së BS/13.