Njoftim për fotografim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin akademik 2024/2025

1 Nëntor, 2024

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2024/2025 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet sipas orarit në vijim:

Fakulteti i Edukimit :

  • Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqiperidik më 04.11.2024
  • Mësimdhënie dhe Kurrikula në Programin Fillor 04.11.2024

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike :

  • Sistemet e kontrollit dhe intelegjenca artificiale më 05.11.2024
  • E-Qeverisja më 05.11.2024

Fotografimi bëhet nga ora 09:30-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartshënuar.

Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit për vitin akademik 2024/2025.

Gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten për fotografim edhe studentët të cilët janë pranuar në afatin e parë por të cilët, për ndonjë arsye nuk janë paraqitur në afatin e caktuar.

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin

Fotografimi bëhet në Zyrën e TI-së BS/13.