Njoftohen studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në nivelin bachelor, se nga data 21.11.2018 deri më 23.11.2018 do të jetë i hapur SEMS-i në mënyrë që studentët të mund të paraqesin provimet për Afatin e Nëntorit.
Në Afatin e Nëntorit mund të paraqiten më së shumti 2 provime.
Provimet mbahen nga data 24.11.2018 deri 27.11.2018.
Përshkak të organizimit të provimeve nga data 24.11.2018 deri 27.11.2018 nuk do të mbahet mësimi.
Vërejtje: paraqitja e lëndës: Punim Diplome nuk duhet të bëhet në këtë afat.
Ju njoftojmë gjithashtu se regjistrimi i semestrit mund të bëhet vetëm deri të premten më 23.11.2018. Studentët të cilët do t’a fitojnë kushtin pas dhënies së provimeve në Afatin e Nëntorit do të organizohet edhe një afat shtesë për regjistrim të semestrit.
Suksese!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan