Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka kënaqësinë të njoftojë se do të jetë bashkëorganizator i Konferencës së 5-të Ndërkombëtare, e cila do të zhvillohet në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” në Tiranë.
Ky event do të mbledhë studiues, akademikë dhe profesionistë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi mundësitë, sfidat dhe kërcënimet e reja në teknologji, biznes dhe siguri, si rezultat i inteligjencës artificiale dhe transformimeve dixhitale.
Detajet kryesore të konferencës:
Data: 29-30 Maj 2025
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Tema: AI & Digital Transformations: Opportunities, Challenges, and Emerging Threats in Technology, Business, and Security
Afati për dorëzimin e abstrakteve: 30 Mars 2025
Afati për dorëzimin e punimeve të plota: 30 Prill 2025
Për më shumë informacione, ju lutem referojuni dokumentave të bashkangjitura si dhe linkut më poshtë:
https://cit.edu.al/5th-icittbt-2025-conference
Invitation to Partner for the 5th CIT International Conference
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan