Njoftohen të gjithë studentët, stafi akademik dhe stafi administrativ i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan se Agjencia e Pronësisë Industriale – MTI, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta – MKRS, Dogana e Kosovës – MF, Inspektorati I Tregut – MTI, Policia e Kosovës – MPB, do të organizojnë ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale. Kjo ditë do të shënohet me një Konferencë Kombëtare më datën 26 Prill 2016.
Paraprakisht, të gjitha institucionet e lartë-përmendura do të organizojnë disa aktivitete vetëdijësuese. Ndër këto aktivitete janë edhe ligjëratat nëpër disa universitet publike dhe private.
Me këtë rast Universiteti “Kadri Zeka ” është përzgjedhur për mbajtjen e një ligjërate (në formë debati) për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale për komunitetin e biznesit, me temën „Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale“.
Ligjërata do të mbahet më 21.04.2016 nga ora 14:00, në sallën A 34
Panelistë do të jenë përfaqësuesit e Agjencisë për Pronësi Industriale – MTI, Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta – MKRS, Doganës së Kosovës – MF.
JU MIRËPRESIM
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan