Njoftim

3 Mars, 2015

Me rastin e kremtimit të dyvjetorit të themelimit të tre universiteteve, Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës dhe Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, do të mbahet manifestimi i përbashkët i këtyre universiteteve.

Në këtë organizim, përpos përfaqësuesve të tre universiteteve do të jetë i pranishëm, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të Kosovës.

Manifestimi do të mbahet ne ambientet e Universitetit “Kadri Zeka” ne Gjilan më  06.03.2015, e premte, nga ora 14:00, Salla A 34 kati i III.

Me këtë rast drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ju urojnë dyvjetorin e themelimit të Universitetit, të gjithë studentëve, personelit akademik dhe administrativ.

 

Me respekt,
UD Rektori i UKZ
Prof.Asoc.Dr. Naim Syla