Një delegacion nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, i kryesuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, po qëndron në Elbasan, ku po marrin pjesë në shënimin e 110 vjetorit të Shkollës Normale të Elbasanit.
Gjatë ditës, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Skender Topi , kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata drejtojnë.
Marrëveshja në fjalë, përpos tjerash, parasheh mundësinë e bashkëpunimit për programe studimore të përbashkëta, zhvillim të mobilitetit sikurse për stafin akademik po ashtu edhe për studentët, si dhe bashkëpunimi sa i përket projekteve ndërkombëtare.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan