Një delegacion nga Polonia ka qëndruar në UKZ ne kuadër të projektit ENEMLOS

28 Tetor, 2022

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, prorektori për buxhet dhe financa Bajram Fejzullahu, Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, Dekani i Fakultetit Juridik Sadik Haxhiu dhe stafi tjetër akademik i këtij Fakulteti,  Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan Venhar Salihu si dhe gjykatësi Ramiz Azizi, kanë pritur në një takim një delegacion  nga Polonia. Delegacioni Polak i përfaqësuar nga  Filip Czernicki  prej Fondacionit të klinikave juridike polake dhe 11 bashkëpunëtorë të tjerë përfaqësues nga Universiteti i Lodz-it, nga Universiteti Jagiellonian – Krakov, nga Universiteti i Varshavës, Universiteti Lazarski, Universiteti Szczecin, Universiteti Opole, Universiteti Kozminski, Universiteti Bialystok, Universiteti SWPS, Universiteti Wrocław, kanë pasur takim pune  me përfaqësuesit e UKZ-së në kuadër të projektit ENEMLOS.

Mysafirëve mirëseardhje ju ka dëshiruar prorektori Dukagjin Leka, i cili i ka njoftuar të pranishmit rreth aktiviteteve në UKZ, praktikave të mira, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe në përgjithësi për zhvillimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Nërkohë gjatë takimit është biseduar rreth krijimit të klinikave ligjore.

Një takim i njëjtë është mbajtur edhe me  studentët e klinikave, ku ka pasur diskutime të ndryshme e kryesisht rreth klinikave juridike.

Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar,  derisa koordinator  është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.

Projekti ENEMLOS ka për qëllim të rrisë punësueshmërinë e studentëve, që aktualisht është një nga çështjet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Njëherësh projekti në fjalë, ka për qëllim edhe krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.