Në kuadër të mobilitetit mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universitetit “Celal Bayar” në Manisa të Turqisë, Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Ass. Dr. Selim Daku, Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti dhe Betim Berisha Zyrtar për Bashkëpunim Ndërkombëtar po qëndrojnë në një vizitë në Universitetin e Manisas.
Kjo vizitë realizohet si pjesë e marrëveshjes së përbashkët mes dy Universiteteve, ICM për Mobilitet të stafit Akademik dhe Administrativ, që mundëson shkëmbimin në kornizat Teaching dhe Training Mobilities.
Gjatë kësaj vizite pesë ditore, delegacioni i UKZ-së është duke zhvilluar aktivitete dhe takime të ndryshme me udhëheqësit e UMCB, duke përfshirë shkëmbimin e përvojave në mësim, hulumtim, trajnim, organizim dhe funksionim sa më efikas të institucioneve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan