Një delegacion i UKZ-së po qëndron në Regent’s University të Londrës

27 Tetor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me profesorët Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Ass. Dr. Selim Daku si dhe drejtorin për buxhet dhe financa Valon Kllokoqi, po qëndrojnë në një vizitë në Regent’s University të Londrës.

Ky takim po realizohet në kuadër të projektit Erasmus+ Enemlos, ku Rektori Dërmaku ofroi vizionin dhe mundësitë e bashkëpunimit që UKZ dhe Regent’s University mund të kenë në të ardhmen. Përfaqësuesit e Regent’s University, po ashtu paraqiten idetë e tyre dhe u arrite një dakordim për të zhvilluar disa modalitete bashkëpunimi, duke përfshirë shkëmbimin e stafit, studenteve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore.