Komisionit për Riakreditim Institucional në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur mbledhjen e parë, ku është bërë Konstituimi i Komisionit në përbërje të: Kryetari i Komisionit , Prof.Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, anëtarë Prof. Ass. Dr. Shprese Qamili, Prof. Asoc. Dr. Ekrem Halimi, Prof.Ass.Dr. Bashkim Dalipi, Prof.Ass.Dr. Fatmire Krasniqi, Dr.Sc. Nexhat Shkodra, Fitore Malaj drejtoreshë e Zyrës për Shkencë Zhvillim Akdemik dhe Cilësi, si dhe Luljete Berisha nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë.
Gjatë kësaj mbledhje kryetari i Komisionit Xhevdet Thaqi i ka njoftuar të pranishmit për procesin e aplikimit për riakreditim institucional dhe të programeve të reja, lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë të cilat i presin.
Kurse Fitore Malaj njoftoi anëtarët e Komisionit për aplikimin në Agjencion të Akreditimit për ri akreditim institucional, ri akreditim të gjashtë programeve: Fillor dhe Parashkollor (BA), Shkencat Kompjuterike (BA), Finance dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA), E-qeverisje (MA), Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike (MA) si dhe akreditim të gjashtë programeve të reja: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (MA), Mësimdhënie e Kurrikula (MA), Kontrolla e Sistemeve dhe Inteligjenca Artificiale (MSC), Menaxhim dhe Ndërmarrësi (MSC), Juridiko-Penal (MSc), Administrimi dhe e Drejta e Unionit Evropian (BSc). Në kuadër të kësaj ajo tregoi se te gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar me kohe duke përfshire edhe tabelën me bartës të të gjitha programeve studimore si dhe përfundimin e deklarimit te Stafit Akademik ne platformën E-Akreditimi.
Në ndërkohë është shqyrtuar Udhëzuesi për hartimin e Raportit të vetëvlerësimit për Riakreditim institucional, në veçanti u diskutua për standardet e pikës 2 tek Vlerësimi institucional si dhe pika 4 Vlerësimi i programeve.
Komisionit për Riakreditim Institucional në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan do të organizojë edhe takime të tjera punuese, për të përmbledhur në vazhdimësi punët që kërkohen për këtë proces.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan