Që nga ora 9:00 në fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.
Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Shkencave Aplikative të studimeve baçelor.
Kurse për Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Ekonomik të studimeve baçelor si dhe programi E-Qeverisja dhe Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike të studimeve master provimi pranues do të mbahet më datë 03.10.2020 e shtune.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri të martën datë 6 tetor 2020 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan