Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe OVL së UÇK dhe SHFD së UÇK

12 Shtator, 2014

Universiteti “Kadri Zeka” dhe  Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK – së, Shoqata e  Familjeve të Dëshmorëve të UÇK – së, dega në Gjilan, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Me këtë marrëveshje palët kanë për qëllim të sigurojnë mbështetjen e qëndrueshme dhe krijimin e lehtësirave për studime për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët e luftës dhe fëmijët e invalidëve dhe  veteranëve të luftës.

Marrëveshje  bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është kufizuar vetëm në qëllimin për krijimin e lehtësirave për studime për familjarët e ngushtë të këtyre kategorive.

UCK2

 

UCK3