Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt takim i Këshillit Botues. Takimi kishte në fokus mbështetjen e profesorëve të këtij universiteti që janë autorë të teksteve universitare, me qëllim përmirësimin e cilësisë së materialeve mësimore dhe promovimin e punës akademike.
Në fjalën e tij hyrëse, Prof. Ass. Dr. Flamur Maluku, Kryetar i Këshillit Botues, theksoi rëndësinë e krijimit të literaturës universitare të cilësisë së lartë. Ai vuri në pah përkushtimin e Universitetit për të ofruar mbështetje për profesorët në të gjitha fazat e procesit të botimit. “Tekstet universitare të shkruara nga stafi ynë akademik përfaqësojnë një vlerë të jashtëzakonshme, si për studentët tanë, ashtu edhe për komunitetin shkencor në përgjithësi,” deklaroi ai.
Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit Botues dhe profesorët ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan mënyrat për të përmirësuar procesin e hartimit dhe botimit të literaturës universitare. Gjithashtu, u diskutua krijimi i një plani konkret mbështetjeje, që përfshin ndihmë teknike, financiare dhe promovuese për autorët.
Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe forcimit të rolit të tij në prodhimin e dijeve bashkëkohore, orientuar drejt progresit akademik.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan