Gjilan, 19.02.2016 – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar udhëheqës të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës, Blerim Rexha, Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Furtuna Mehmeti, U.D. Drejtor / Eksperte për Vlerësim dhe Akreditim, Elmi Kelmendi Zyrtar i Lartë Ligjor, Fisnik Gashi Zyrtar për Vlerësim dhe Monitorim. Ata fillimisht kanë zhvilluar takime me udhëheqjen e universitetit rektorin Bajram Kosumi, prorektoren për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Shpresë Qamili dhe Vaxhid Sadriu sekretar i përgjithshëm. Gjatë takimit rektori Bajram Kosumi para zyrtarëve të AKA-së ka bërë një prezantim të përgjithshëm të Universitetit, veçanërisht të programeve, ku ndër tjerash ka folur për vizionin dhe planet e menaxhmentit për zhvillimin e UKZ-së, rreth stafit të rregullt akademik dhe cilësisë në mësim. Rektori Bajram Kosumi theksoi se viti 2016 është vit i konsolidimit të cilësisë në programet ekzistuese në UKZ, ndërsa në vitin 2017 do të zhvillohen edhe programe të reja në përputhje në kërkesat e tregut. Me pas udhëheqësit e Agjencisë së Akreditimit e Kosovës bashkë me rektorin dhe stafin tjetër përcjellës të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit me këtë rast janë njoftuar me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar programet e studimit, njëherësh kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofron ky institucion për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan