Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës

26 Shkurt, 2015

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  kanë qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

Ata fillimisht kanë zhvilluar takime me udhëheqjen e universitetit u.d. së rektorit Naim Syla dhe stafin tjetër menaxhues. Më pas janë mbajtur takime të ndara  me stafin akademik të universiteti të cilët kanë qenë përgjegjës për mbrojtjen e programeve.

Kësaj radhe para tyre është bërë prezantimi i programit të Shkencave Politike dhe për programin master në Ekonomi dhe Financa për të cilin Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për akreditim. Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këto programe.

Po ashtu, ekspertët e akreditimit kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit ku kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofrohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Akreditim2

Akreditm3